ALBIN RAMADANI / WEB DESIGN & DEVELOPMENT
Website që
bëjnë
përshtypje.
Dizajn me karakter. Funksione të menduara mirë. Një website i ndërtuar për ju — nga ideja e parë deri te publikimi.

01 / PROJEKTE TË PËRZGJEDHURA
Punët flasin
për vete.
Biznese të ndryshme. Ide të ndryshme.
E njëjta vëmendje në çdo detaj.
Klikoni një projekt për pamjen e plotë ose hapni faqen live.
02 / ÇFARË MUND TË NDËRTOJMË
Çfarëdo ideje.
Një hap përpara.
Nga prezantimi juaj i parë online, te një platformë që e bën punën më të thjeshtë. E ndërtojmë rreth nevojave tuaja.
Keni diçka tjetër në mendje? Le ta kthejmë në website. ↗
03 / NJË ÇMIM I QARTË
Ide e madhe.
Çmim i thjeshtë.
Website për 400 €. Përmbajtjen, funksionet dhe afatin i dakordojmë bashkë para fillimit.
Domaini, hostimi dhe tarifat e shërbimeve të jashtme sqarohen para fillimit.
04 / NGA IDEJA TE PUBLIKIMI
Pa komplikime.
Me drejtim.
Komunikim i drejtpërdrejtë. Hapa të qartë. Ju e dini çfarë po ndërtohet në çdo fazë.
Rezervo një bisedë- 01
E dëgjoj idenë tuaj
Flasim për biznesin, klientët dhe funksionet që ju duhen. Përcaktojmë qëllimin e website.
- 02
I japim formë
Struktura, pamja dhe përmbajtja marrin drejtim. Ju e shihni dhe e miratoni para zhvillimit.
- 03
E ndërtojmë
Dizajni bëhet website. Kontrollojmë funksionet dhe pamjen në telefon e desktop.
- 04
Jeni online
Lidhim domainin, bëjmë kontrollin përfundimtar dhe ju tregoj si ta menaxhoni faqen.
05 / PROJEKTI I RADHËS
Le të krijojmë
diçka të mirë.
Mjafton një ide për të filluar. Ma tregoni dhe e gjejmë bashkë drejtimin.
Ose rezervo një bisedë ↗LE TA DISKUTOJMË
Një bisedë.
Një fillim i mirë.
Zgjidhni një orar të lirë. Ju kontaktoj për konfirmimin dhe mënyrën e takimit.
MIRË TA DINI
Pyetjet tuaja.
Përgjigjet këtu.
Sa kushton krijimi i një website?
Çmimi i website është 400 €. Para fillimit dakordojmë përmbajtjen, funksionet dhe afatin. Domaini, hostimi dhe tarifat e shërbimeve të jashtme sqarohen veçmas.
Sa kohë merr krijimi?
Varet nga funksionet dhe gatishmëria e përmbajtjes. Pas bisedës së parë ju jap një afat konkret dhe fazat e punës.
A mund ta menaxhoj vetë përmbajtjen?
Po. Kur projekti kërkon administrim, përfshihet paneli për funksionet e dakorduara, si përmbajtja, produktet, kërkesat ose rezervimet. Ju tregoj si ta përdorni pas dorëzimit.
A ndërtoni dyqane online dhe rezervime?
Po. E planifikojmë sipas mënyrës si punon biznesi juaj: produkte, porosi, termine ose trajnime. Funksionet dhe integrimet sqarohen para fillimit.
Çfarë ndodh pas publikimit?
Ju tregoj si ta përdorni website. Përkrahja dhe mirëmbajtja e mëtejshme dakordohen sipas nevojave tuaja.
A lidhet website me Meta dhe rrjetet sociale?
Po. Mund të konfigurohen pamja për shpërndarje, lidhjet sociale dhe Meta Pixel me pëlqimin e vizitorit. Reklamat menaxhohen nga llogaria juaj e reklamimit.